SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Opozita po zhvillon një protestë përpara selisë së Kuvendit, ndërsa po zhvillohet seanca plenare, ku deputetët e opozitës kërkojnë nisjen e komisionit hetimor për çështjen Rama-McGonigal.

Dhjetëra demonstrues të Partisë Demokratike, me pankarta në duar, po protestojnë para selisë së Kuvendit, ndërsa deputetët e PD-së, të përjashtuar nga seanca e Kuvendit janë përplasur me punonjësit e Gardës së Republikës, pasi nuk janë lejuar të futen në seancë.

Berisha: Kjo është betejë për mbrojtjen e Kushtetutës

Kryetari i Partisë Demokratike, i shoqëruar nga mbështetësit e PD-së iu bashkua protestës para Kuvendit.

Në fjalën e tij drejtuar demonstruesve që protestojnë para Kuvendit, Berisha tha se, kjo është një betejë për mbrojtjen e Kushtetutës, e cila shkelmohet nga banditët.

“Kjo protestë e fuqishme është në mbrojtje të vlerave dhe interesave më themelore të qytetarëve shqiptarë. Në këtë protestë të fuqishme para parlamentit të pushtuar nga krim-ministri Edi Rama dhe banda e tij kriminale. Në këtë protestë, në të cilën ju mbështesni jo vetëm deputetët tanë, me qëndrimin e tyre të shkëlqyer në mbrojtje të interesave tuaja dhe të shqiptarëve në parlament, por mbështesni dhe jeni zëri i vërtetë i çdo shqiptari, kudo që ndodhet ai, por që konsideron Edi Ramën, ministrat e tij, si armiqtë e egër të qenies tonë, të demokracisë sonë, të miqve tanë. Për të gjithë qytetarët e këtij vendi që ndjekin zhvillimet në seancën e parlamentit, apo këtë protestë, duhet t’i qartësoj se kjo është një betejë për mbrojtjen e Kushtetutës, e cila shkelmohet nga banditët, nga porositës të vrasjeve, nga padronë të klaneve të drogës, krimit. Kjo Kushtetutë, në nenin e saj 70 i garanton deputetit me mbledhjen e 28 firmave, krijimin automatik të komisionit hetimor për problemet që këta 28 burra dhe gra, të votuar nga zgjedhësit shqiptarë, gjykojnë se duhet të hetojnë. Kurse trafikantë dhe kukulla pa dinjitet njerëzor të Edi Ramës, bllokojnë këtë të drejtë të deputetëve të opozitës”, tha ai.

Berisha tha se, “Edi Rama realizoi 137 udhëtime me avion në dispozicion, kurse fëmijët tuaj largohen dhe vetëm largohen nga ky vend. Këta na mohojnë ne të drejtën kushtetuese të komisioneve hetimore, sepse aty do të dalin lakuriq siç janë, më të të zinj se zifti, në aferat e tyre. A mund të pranojmë ne, a mund të pranoni ju, a mund të pranojnë qytetarët shqiptarë, mohimin e kësaj të drejte themelore? Jo, kurrë! Prandaj ne do bëjmë gjithçka për sanksionimin e saj. Ju jeni këtu në protestë dhe çdo shqiptar ju mbështet me shpirt e zemër, të gjithë ata që duan që vendi të ketë një opozitë të vërtetë. Dhe që e panë se me aferën McGonigal, Edi Rama, lideri i vetëm në kontinent, kontraktoi si vrasës me pagesë, kryezbuluesin e SHBA, për të asgjësuar, për të përdorur fuqinë e institucionit të tij në asgjësimin e opozitës, de facto të demokracisë shqiptare. Kurrë nuk ka ekzistuar demokraci pa opozitë”.

Berisha foli më pas për protestën e lajmëruar më 3 mars.

“Sot Taulant Balla njoftoi vendimin që do japë gjykata me datë 3, unë i them meqenëse ti je i pari që njoftove vendimin, të betohem para këtyre burrave, se ti dhe Edi Rama do bëheni përgjegjës personal për çdo akt armiqësor ndaj PD-së dhe opozitës shqiptare.
Kudo që të fshihesh, në çdo vrimë miu, do të kapim dhe do të çojmë te Gentian Sharra.
Për këtë Edi Rama dhe ti do jeni përgjegjës personalë. Për tre minuta, jemi brenda në parlament. Prandaj ikni. Po vendosëm, jemi në sallë! Po vendosëm, jemi në sallë, asgjë nuk na pengon! 3 marsi është dita e madhe, 3 marsi është ditë fitoreje për revolucionin.
3 marsi është dita e çdo shqiptari, është dita në të cilën bëjmë betejën për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Edhe një herë ju përshëndes shumë përzemërsisht, ta vazhdojmë betejën tonë. Në çdo rast, marshi drejt Surrelit, do jetë marshi ynë”, tha Berisha.

Meta: Rama e ka uzurpuar dhe e ka fshirë PS

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu drejtua demonstruesve para selisë së Kuvendit.

Në fjalën e tij, Meta akuzoi kryeminnistrin Edi Rama se, ka uzurpuar dhe fshirë Partinë Socialiste.

“Unë vij nga PS, ju e dini mirë edhe socialistët që më dëgjojnë e dinë mirë, duhet t’ju them një histori se si shpjegohet që u katandis ky Parlament që përjashtohet profesor Edmond Spaho, profesor Tritan Shehu, tërë ato gra e deputete të nderuara për një fjalë goje. Po, sepse ai është në një gjendje shumë të rëndë, por edhe sepse e ka shuajtur dhe atë PS që ekzistonte, e ka uzurpuar e ka fshirë, e prandaj Shqipëria sot vuan nga kartonokracia. Në 2017 më erdhi një zonjë socialiste ish-ministre, idealiste e majtë që në themelimet e PS. S’ka nevojë për emrin. Dhe më thotë, ‘meqë ti tani je zgjedhur për President, a ke kundërshtim që të shkoj ambasadore në SHBA? Jo, i thashë. Po se dhe unë nuk dua tha, por më thirri Edi e m’u përgjërua ‘ty të dua atje në Amerikë ambasadore’. Kujdes, i thashë, se mos po ta fut Edi se nuk të do për deputete se ngrinte probleme herë pas hereë, ishte zëri i fundit që kishte ngelur në grupin parlamentar në PS. Ajo zonja e nderuar, as ambasadore nuk u bë, dhe as anëtare e Asamblesë, pse? Se kemi të bëjmë me një skizofren që dhe një njeri i vetëm që ka një zë ndryshe e tmerron. Mos u habisni sikur t’u japë urdhër kartonëve të vet që mos ngelet asnjë deputet i opozitës, jo nga ata që i ka blerë i ka futur në xhep si aksioner në gjithë koncesionet një i vetëm e tmerron, e tmerron e vërteta dhe firmat që ka hedhur fët e fët për të vjedhur miliarda për të vrarë opozitën e pluralizmin. Sepse dëshiron ta kthejë Shqipërinë në një ferr të vërtetë për shqiptarët”, tha ai.

Noka: Garda po përdoret nga Rama për të dhunuar deputetët e opozitës

Deputeti i PD, Flamur Noka deklaroi përpara protestuesve se, Garda po përdoret nga Rama për të dhunuar deputetët e opozitës.

Ai u shpreh se, kryeparlamentarja Lindita Nikolla u ndërpret fjalën deputetëve të PD sa herë përmendet Edi Rama, ndërsa këtë të fundit e cilësoi si antiamerikanin më të madh pas Enver Hoxhës.

“Jemi sot këtu për të na dëgjuar ju. E patë skenën, një skenë e turpshme. Garda përdoret për të dhunuar deputetët. Për të ndaluar deputetët e opozitës që të hynë aty për t’ju përfaqësuar ju. Edi Rama urdhëron bllokimin e Kuvendit, bllokimin e zërit të opozitës. Edi Rama ka frikë nga e vërteta. Edi Rama është i kapur peng. Është i kapur në flagrancë duke minuar demokracinë në Shqipëri. Po kërkojmë një të drejtë që është fituar në dhjetorin e vitit 1990. Po kërkojmë të përcjellim zërin tuaj aty”, u shpreh Noka.///

error:
%d bloggers like this: