SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Optikë: Histori që tregojnë të vërtetën apo të vërteta që tregojnë historinë e tyre?

Nga Pirro NAÇI

Hera e parë që lexojë një libër dhe dhe mbetem i ‘’zhgënjyer’’ qysh në faqet e para. Fjala është për librin e Khaled Fahmy, Profesor i studimeve moderne Arabe në Universitetin e Kembrixhit. Titulli në origjinal ‘’Mehmet Ali From Ottoman to Ruler of Egjypt’’ botuar pak vite më parë. E lexova të përkthyer. Jo se nuk kisha besim, e lexova edhe nga origjinali. Bashkë me të lexova edhe disa studime dhe punime të tjera nga Universitetet e Egjyptit për jetën dhe veprën e Mehmet Ali.

Pak ose aspak informacion gjeta në Shqipëri… Asnjë studim nga institucionet kërkimore për jetën e ‘’Shqiptarit’’ të famshëm dhe themeluesit të Egjyptit modern… Këtë mundësi ja dha Universiteti i Nju Jorkut, profesorit Khaled Fahmy, për të punuar mbi jetën dhe veprën e Mehmet Ali… Jo vetëm në faqet e para por zhgënjimi erdhi edhe pasi e mbarova së lexuari…Ndoshta për atë ç’ka ne nuk dimë për këtë figurë, për mënyrën shkencore të trajtimit, për faktet e shumta të mara nga Arkivat Kombëtare të Egjyptit e të Turqisë, por edhe burime të tjera…Një libër që e lexon dhe e rilexon me shumë kënaqësi… Por edhe një libër që të ”ndrydhë” krenarinë e rremë…

Mehmet Ali lindi në Kavalla, në gjirin e një familje jo fortë të shquar. Në fillim gjërat tregonin se rrugëtimi i jetës së tij do të ishte një tregtar duhani. Por, në moshën 30 vjeçare u regjistrua në ushtrinë osmane dhe u gjend për herë të parë në Egjipt më 1801. Një vasal i Sulltanit, por në thelb një sundimtar i paepur. Mbajti frenat e pushtetit për rreth pesëdhjetë vjet dhe ishte themeluesi i një dinastie që mbretëroi për gati një shekull pas vdekjes së tij… Qysh në faqet e para studjuesi e bën të qarë se Mehmet Ali kishte një prejardhe të largët kurde… dhe i lindur në Kavalla më 1769.

Në Shqipëri e dimë nga Zëmblaku i Korçës, madje i lindur atje më 1769…!!! Kë të besojmë?… Në Kavalla ndodhet akoma shtëpia ku ka jetuar dhe sot funksionon si muze. Por si u ‘’pagëzua’’me emrin shqipëtari…? Pak dimë dhe pak i është dhënë vend në historinë e tij të madhe. U nis për në Egjipt në luftë kundër francezëve të Bonapartit, me një trupë të vogël kavaljote. Ngjarjet sollën që së bashku me ta, të bashkohet edhe një forcë me rreth 4000 shqiptarë. Emri i tyre në perandorinë otomane kishte marrë dhenë. Luftëtarë të paepur , guximtarë me impulse të larta, herë herë të pa disiplinuar e të ashpër,kokëfortë sa ska më, por njerëz të besës. Mehmet Aliu e kishte të vështirë ti nënshtronte dhe ti vendoste nën kontroll siç mund të bënde edhe me bashkëqytetarët nga Kavalla. Por, në rrjedhën e ngjarjeve Mehmet Αli me lidhjet që bëri krijoi përshtypjen që edhe ai është një shqiptar i vërtetë.

Fitoret e vazhdueshme me francezët, luftimet me mamlukët, ngjarjet dhe trazirat e shumta në Kajro për problemet ekonomike dhe ushtarake, bashkëpunimi me anglezët, filluantë të nxirnin në pah aftësitë e Mehmet Ali të cilat nuk mund ti bënte pa shqiptarët. Fama e tyre ishte më e madhe se ajo e Mehmet Aliut. Në atë kohë ndodhi edhe diçka e pa pritur. Komadanti i forcave shqipëtare Tahir Pasha u vra nga mamluket…Drejtimi i forcave erdhi në duart e Mehmet Aliut, kjo edhe me bekimin dhe besimin e shqiptarëve. Ai nuk e la pa e shfrytëzuar për të marrë nga fama e tyre. Shpesh herë dhe deri në fund të jetës quhej ‘’shqipëtari’’…

Me këtë ‘’armë’’ mundi të mbështetej në përkushtimin e tij… Gjithë historiografia flet për Mehmet Ali duke lënë mënjanë forcën dhe dimensionin e trupave shqiptare në Egjipt. Kush do të ketë fatin të lexojë librin do të mbushet me admirim dhe një kredo të vërtetë për luftëtarët shqiptarë të Egjyptit. Pa këtë forcë ndoshta nuk do të kishim edhe një Mehmet Ali… Këto të paktën na i tregon ky punim i cili është mbështetur mbi shumë hulumtime dhe libra akademikë në Kairo, Angli, Amerikë, Turqi etj. Në fund të librit ashtu natyrshëm të lind pyetja: Histori që tregojnë të vërtetën apo të vërteta që tregojnë historinë e tyre? /sarandenews.al///

error:
%d bloggers like this: