Paketa e mbështetjes financiare për reduktimin e pasojave të pandemisë COVID-19 do të zgjerohet edhe me aktivitete të tjera biznesi.
Një kategori tjetër e bizneseve të vogla ku përfshihen edhe disa profesione të lira si servise makinash, taksi, lavazhe, rrobaqepësi, bojaxhi, hidraulik, elektricist, fizioterapi, agjenci turistike, dizajnerë që punojnë me printime, do të përfshihen në paketën e zgjeruar.
Në paketën e dytë të zgjerimit, qeveria parashikon të mbështesë edhe të gjithë ata që janë punonjës të linjave të transportit urban apo ndërurban.
Paketa e zgjeruar e ndihmës synon t’i vijë në ndihmë kategorive të caktuara që preken nga situata e krijuar nga COVID-19.
Më herët, Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot se, “paketa e zgjeruar do të adresojë me një bonus lufte edhe hallin e individëve qiradhënës që nuk kanë të ardhura të tjera veç qirasë, apo të individëve që u është pamundësuar puna në kompani e ndërmarrje me xhiro mbi 140 mijë dollarë në vit.
Ai tha se “për përcaktimin e masës së kësaj mbështetjeje me Bonusin e Luftës, do të vendoset duke ndjekur dinamikën e luftës në 3-4 ditët në vijim”.
Ndërkohë nga paketa e parë e mbështetjes financiare përfitojnë 60 421 individëve që janë identifikuar si të tillë, sepse e kanë mbyllur biznesin si shkak i luftës. Nga data 1 prill për këtë kategori ka nisur të lëvrohet “paga e luftës” direkt në llogaritë e tyre, pas aplikimit që kryejnë individët në faqen online të Tatimeve./ATSH /R-SR//
ME SHUME LAJME
10 vite drejtues i vendit, keni plane të vijoni? Rama për BBC Radio: S’do ndalem sa kohë ndjej zjarr brenda meje
Rama në BBC: T’i vësh krimit vulë etnike është në vetvete krim
Himarë. Pranga për një 38 vjeçar. Rast i veprimtarisë kriminale kundrejt fitimit për trafikim klandestinësh.