Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha sot pas mbledhjes së qeverisë se “me buxhetin e vitit 2023 do të mbështeten nënat e papuna me tre e më shumë fëmijë me të ardhura familjare mujore deri në 100 mijë lekë”.
“Duke pasur në vëmendje të gjithë mbështetjen për nënat, gratë dhe nisur nga nisma e Këshillimit Kombëtar, ku nëpërmjet saj janë mbështetur nënat me shumë fëmijë që janë të papuna, qeveria shqiptare sot ka miratuar një shtesë në një projektligj që është ligji për “Sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, që do të pasohet me aktet nënligjore që prekin dhe ligjin për sigurimin shoqëror dhe ku qëllimi akteve që vijnë për ndryshim është pikërisht mbështetja e grave që kanë më shumë se 3 fëmijë dhe janë të papuna dhe ku situata e tyre në familje ka nevojë për mbështetjen e shtetit”, theksoi Manastirliu.
Ministrja Manastirliu u shpreh se “do të kemi një kategorizim që është shumë i rëndësishëm për t’u ndarë me publikun. Janë të gjitha ato gra që kanë 3 e më shumë fëmijë, ku një prej fëmijëve është deri në 5 vjeç dhe të ardhurat mujore familjare nuk kalojnë 100 mijë lekë. Është një politikë sociale për të njohur si vite pune periudhën e kujdesit të fëmijës në 5 vitet e para dhe do të mundësohet nga fillimi i vitit tjetër me buxhetin e vitit 2023. Njohja e kontributeve shoqërore e shëndetësore duke mbështetur kontributet shëndetësore e shoqërore për 5 vitet e rritjes së fëmijës së tretë e të katërt do të mbulohet nga buxheti i shtetit”.
Sipas saj, do të jetë pjesë paketës buxhetore për 2023 e në vazhdim konsiderohet si një politikë e qëndrueshme për këto nëna duke u siguruar atyre edhe njohjen e kontributeve nga buxheti i shtetit në vlerën prej 600 milionë lekë.
“Së shpejti do të bëhet e ditur mënyra si do të aplikojnë gratë e papuna në këtë skemë duke garantuar mbështetjen sociale”, tha Manastirliu.///
ME SHUME LAJME
Sarandë.Fotovëzhgim: Te Bazilika dhe Sinagoga, hiqen ‘hartat memece’
FOKUS – 6 234 viktima në Turqi dhe 2 470 në Siri pas tërmetit të 6 shkurtit
Parashikimi i motit, e mërkurë, 8 shkurt 2023