Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj shprehu gatishmërinë e institucioneve në mbështetje të shtresave më në nevojë duke iu mundësuar shpërblimet e “Pakos së Madhe” për të gjitha kategoritë që mbulohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
“Po shpërndajmë çdo ditë shpërblimet e “Pakos së Madhe” për të gjitha kategoritë që mbulohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore”, u shpreh Ibrahimaj.Ministrja bëri të ditur se, nga “Pako e Madhe” janë paguar deri në datën 13 janar, 289.320 shpërblime për pensionistët.
“Të angazhuar për t’ju shërbyer qytetarëve me korrektësi dhe për t’ju lehtësuar barrën e inflacionit të luftës”, tha ajo.
“Pako e Madhe” shkon në mbështetje të 1 milion individëve, me një kosto në buxhet prej 8 miliardë lekësh.
695 mijë pensionistë do të marrin nga 8000 lekë secili në kuadër të Pakos së Madhe të mbështetjes për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës.///
ME SHUME LAJME
‘’Kur fati punon për ty’’…
Blogerët e huaj sugjerojnë Gjirokastrën në guidën turistike mes vendeve evropiane
Berisha: Rama ndikoi për të më shpallur ‘non grata’