SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në orët e mesditës dhe ato të pasdites.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta në relievet e larta malore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim, me shpejtësi 1-6 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër16/29Diell
Kukës12/28Diell re
Lezhë16/28Diell
Dibër10/26Diell re
Durrës16/27Diell
Tiranë16/29Diell
Elbasan15/30Diell re
Berat12/29Diell
Vlorë14/27Diell
Korçë10/26Diell re
Gjirokastër10/29Diell re
Sarandë14/26Diell
error:
%d bloggers like this: