Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti në zonën e veriut parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Në orët e pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes vonë në zonën e veriperëndimit parashikohen reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Në pjesën tjetër të vendit moti nis fillimisht me kthjellime e shtim gradual vranësirash mesatare deri të dendura. Duke filluar nga orët e pasdites reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.
Në orët e vona të mbrëmjes pjesërisht në zonën e qendrës dhe jugperëndim parashikohen reshje shiu në formën e stuhive dhe rrebesheve por afatshkurtra. Do të ketë prezencë mjegull e mjegulline në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-8 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera herës do të jetë intensive dhe shpejtësi me rrahje deri në 12-15 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës nga 1 deri në 4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 12/16 | Re shi/rrebesh |
Kukës | 8/17 | Re shi |
Lezhë | 11/17 | Re shi/rrebesh |
Dibër | 8/17 | Re shi |
Durrës | 11/19 | Diell re shi /stuhi |
Tiranë | 13/21 | Diell re shi /stuhi |
Elbasan | 12/20 | Diell re shi /stuhi |
Berat | 11/22 | Diell re shi /stuhi |
Vlorë | 13/23 | Diell re shi /stuhi |
Korçë | 2/16 | Diell re shi |
Gjirokastër | 5/19 | Diell re shi /stuhi |
Sarandë | 13/22 | Diell re shi /stuhi |
ME SHUME LAJME
‘’Kur fati punon për ty’’…
Blogerët e huaj sugjerojnë Gjirokastrën në guidën turistike mes vendeve evropiane
Berisha: Rama ndikoi për të më shpallur ‘non grata’