– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të territorit.
Në zonën e veriperëndimit reshjet e shiut parashikohen me intensitet mesatar dhe të lartë në pjesën më të madhe të ditës. Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të lartë parashikohet edhe në zonën e jug – jugperëndimit dhe zonën e qendrës.
Reshjet me intensitet të lartë parashikohet në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në zonën e Alpeve dhe verilindje reshje të dendura dëbore. Mjegull / mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi nga 3 – 10m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era tepër intensive me fortësinë e Tufanit dhe shpejtësi që arrijnë deri në 18-25m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 5-7 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 11/15 | Re shi/stuhi |
Kukës | 7/10 | Re shi/borë |
Lezhë | 11/15 | Re shi/stuhi |
Dibër | 6/9 | Re shi/borë |
Durrës | 11/14 | Re shi/rrebesh |
Tiranë | 11/15 | Re shi/rrebesh |
Elbasan | 8/12 | Re shi |
Berat | 10/14 | Re shi |
Vlorë | 12/16 | Re shi/stuhi |
Korçë | 5/9 | Re shi/borë |
Gjirokastër | 11/14 | Re shi/stuhi |
Sarandë | 11/15 | Re shi |
ME SHUME LAJME
‘’Kur fati punon për ty’’…
Blogerët e huaj sugjerojnë Gjirokastrën në guidën turistike mes vendeve evropiane
Berisha: Rama ndikoi për të më shpallur ‘non grata’