Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura me intervale të pakta me diell.
Fillimisht parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim me intensitet mesatar në formë shtrëngatash.
Nga mesdita deri pasdite reshje do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar dhe në veriperëndim, qendër dhe jugperëndim reshje shiu me intensitet të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-8 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera herës do jetë intensive dhe shpejtësi me rrahje deri në 10-15 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës nga 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 12/18 | Re shi/rrebesh |
Kukës | 7/17 | Re shi |
Lezhë | 15/19 | Re shi/rrebesh |
Dibër | 9/18 | Re shi |
Durrës | 12/21 | Re shi/rrebesh |
Tiranë | 14/21 | re shi /stuhi |
Elbasan | 13/19 | re shi |
Berat | 13/23 | re shi |
Vlorë | 15/22 | Re shi/rrebesh |
Korçë | 8/16 | re shi |
Gjirokastër | 11/22 | re shi/stuhi |
Sarandë | 14/22 | Re shi/rrebesh |
ME SHUME LAJME
‘’Kur fati punon për ty’’…
Blogerët e huaj sugjerojnë Gjirokastrën në guidën turistike mes vendeve evropiane
Berisha: Rama ndikoi për të më shpallur ‘non grata’