SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë sot do të ndikohet nga mot me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme përgjatë gjithë ditës.

Gjatë pjesës së parë të 24-orëshit reshjet do të jenë me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave dhe lokalisht të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të pasdites intensiteti i reshjeve bie dhe bëhen të herëpashershme dhe të dobëta kryesisht përgjatë relieveve kodrinore e ato malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi nga 1- 8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10-13 m/sek.Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 deri 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër17/24Re shi
Kukës17/26Re shi
Lezhë16/25Re shi
Dibër14/24Re shi
Durrës17/28Re shi
Tiranë18/29Re shi
Elbasan17/29Re shi
Berat16/28Re shi
Vlorë18/28Re shi
Korçë15/24Re shi
Gjirokastër16/28Re shi
Sarandë17/28Re shi
%d bloggers like this: