SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të territorit.

Në disa zona të territorit (veriperëndim, jugperëndim, verilindje) reshjet e shiut në periudha të herëpashershme parashikohen me intensitet të lartë. Reshjet me intensitet të lartë do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe verilindje parashikohen reshje të dendura dëbore. Mjegull / mjegullinë parashikohet për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim  juglindje  – jugperëndim me shpejtësi nga 3 – 10m/s, ndërsa në bregdet dhe lugin era tepër intensive me fortësinë e Tufanit dhe shpejtësi që arrinë deri në 18-25m/sek deri në orët e mesditës. Më pas era humbet intensitet dhe shpejtësi deri në 1-8m/s. Valëzimi në dete fillimisht i forcës 5-7 ballë më pas 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër7/13Re shi/stuhi
Kukës5/9Re shi/borë
Lezhë9/14Re shi/stuhi
Dibër3/6Re shi/borë
Durrës8/13Re shi
Tiranë9/12Re shi
Elbasan6/10Re shi/rrebesh
Berat6/13Re shi/rrebesh
Vlorë10/15Re shi/stuhi
Korçë3/9Re shi/borë
Gjirokastër7/10Re shi/stuhi
Sarandë11/15Re shi
error:
%d bloggers like this: