Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell dhe afatshkurtra.
Vranësirat në relievet e larta malore në momentin e dendësimit do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta.
Mjegull / mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-3 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera herës pritet të arrijë shpejtësinë deri në 4-7 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 6/12 | Re pak diell |
Kukës | 2/7 | Re pak diell |
Lezhë | 8/14 | Re pak diell |
Dibër | 1/6 | Re pak diell |
Durrës | 8/15 | Re pak diell |
Tiranë | 7/15 | Re pak diell |
Elbasan | 7/16 | Re pak diell |
Berat | 7/16 | Re pak diell |
Vlorë | 10/16 | Re pak diell |
Korçë | 2/9 | Re pak diell |
Gjirokastër | 4/14 | Re pak diell |
Sarandë | 8/16 | Re pak diell |
ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës