SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se edhe për ditën e sotme vendi do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të nxehta afrikane, por relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Moti parashikohet i kthjellët e alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Vranësirat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve malore në lindje.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore në lindje-juglindje të territorit, parashikohen reshje shiu në formën e shtrëngatave. Hera-herës këto reshje në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike si dhe intensitet mesatar.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje – veriperëndim 1-5m/sek. Në bregdet dhe lugina era do të jetë me rrahje deri në 10m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër23/36Diell re
Kukës21/37Diell re shi
Lezhë21/35Diell re
Dibër19/36Diell re shi
Durrës23/36Diell re
Tiranë26/37Diell re
Elbasan24/38Diell re shi
Berat20/38Diell re
Vlorë22/36Diell
Korcë19/34Diell re shi
Gjirokastër19/37Diell re shi
Sarandë22/32Diell re
error:
%d bloggers like this: