Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi do të vijojë të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme.
Moti i kthjellët do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të vendit e vranësirat pritet të jenë të pakta, kalimtare kryesisht në relievet malore. Në orët e para të mëngjesit parashikohet prezencë e mjegullës përgjatë zonave luginore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim e lehtë e mesatare në mesditë. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 10/25 | Diell |
Kukës | 7/21 | Diell |
Lezhë | 10/25 | Diell |
Dibër | 7/20 | Diell |
Durrës | 12/24 | Diell |
Tiranë | 12/25 | Diell |
Elbasan | 12/26 | Diell |
Berat | 11/25 | Diell |
Vlorë | 9/26 | Diell |
Korcë | 6/20 | Diell |
Gjirokastër | 4/24 | Diell |
Sarandë | 11/24 | Diell |
ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës