Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi do të ndikohet nga aktiviteti i qendrës së presionit atmosferik të ulët dhe kalimit të frontit të ftohtë shoqëruar me masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.
Moti parashikohet në orët e mëngjesit me vranësira e kthjellime. Gjatë mesditës vranësirat do të vijnë në dendësim në të gjithë vendin. Reshjet e shiut nisin në orët e paradites me intensitet të ulët. Më tej reshjet fitojnë intensitet mesatar.
Në orët e pasdites parashikohen reshje intensive në bregdet dhe ekstremet veriore e jugore. Reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe. Në orët e mbrëmjes do të ketë reshje intensive në pjesën më të madhe të vendit. Në majat e maleve në verilindje borë e izoluar e dobët. Mjegull dhe mjegullinë nga reshjet e shiut.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-jug me shpejtësi 5-15 m/sek. Erë problematike, e vrullshme dhe me rrahje. Ne brigjet detare stuhi ere 18-22 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës nga 6-7 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 8/13 | Re shi/rrebesh |
Kukës | 3/11 | Re shi |
Lezhë | 9/14 | Re shi/rrebesh |
Dibër | 2/11 | Re shi |
Durrës | 10/18 | Re shi/rrebesh |
Tiranë | 11/16 | Re shi |
Elbasan | 9/15 | Re shi |
Berat | 9/17 | Re shi |
Vlorë | 10/19 | Re shi/rrebesh |
Korçë | 2/12 | Re shi |
Gjirokastër | 5/15 | Re shi/rrebesh |
Sarandë | 12/18 | Re shi |
ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës