Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira të dendura si dhe me alternime të pakta kthjellimesh, në zonën e qendrore. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në lartësinë mbi 700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar ne juglindje.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare nga 1-7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era do të jetë relativisht intensive me shpejtësi që arrin deri në 8 – 12 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 2/9 | Re shi |
Kukës | 2/4 | Re diell |
Lezhë | 8/13 | Re shi |
Dibër | -1/4 | Re diell |
Durrës | 4/11 | Re shi |
Tiranë | 5/13 | Re shi |
Elbasan | 6/13 | Re shi |
Berat | 4/10 | Re shi |
Vlorë | 7/12 | Re shi |
Korçë | 0/5 | Re shi/borë |
Gjirokastër | 4/9 | Re shi |
Sarandë | 7/11 | Re shi |
ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës