– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti në të gjithë territorin parashikohet i vranët. Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në të gjithë territorin.
Në relievet malore në veri dhe verilindje, parashikohen reshje dëbore deri në lartësitë 700 metër, ndërsa në lindje dhe juglindje do ketë reshje të dëborës deri në lartësitë 900 metër. Parashikohen ngrica në zona të thella malore në orët e mëngjesit.
Do të ketë mjegull e dendur dhe mjegullinë nga reshjet e shiut e të dëborës.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore, era do të jetë me shpejtësi që arrin deri në 10 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës nga 2 -3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 7/8 | Re shi |
Kukës | 0/2 | Re shi/bore |
Lezhë | 7/10 | Re shi |
Dibër | -0/4 | Re bore |
Durrës | 8/12 | Re |
Tiranë | 9/11 | Re shi |
Elbasan | 8/12 | Re shi |
Berat | 7/10 | Re shi |
Vlorë | 9/12 | Re shi |
Korçë | -0/2 | Re shi/ bore |
Gjirokastër | 2/6 | Re shi |
Sarandë | 10/12 | Re |
ME SHUME LAJME
‘’Kur fati punon për ty’’…
Blogerët e huaj sugjerojnë Gjirokastrën në guidën turistike mes vendeve evropiane
Berisha: Rama ndikoi për të më shpallur ‘non grata’