SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2022

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe me alternime vranësirash mesatare dhe hera herës deri të dendura.

Gjithashtu parashikohen reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët në pjesën veriore, bregdetare dhe lokalisht në qendër.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 1-5 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër4/13diell re shi
Kukës6/12diell re shi
Lezhë3/11diell re shi
Dibër0/10diell re shi
Durrës5/16diell re shi
Tiranë5/15diell re
Elbasan4/16diell re
Berat1/16diell re
Vlorë6/16diell re
Korçë-3/10diell re
Gjirokastër-3/9diell re
Sarandë7/17diell re
error:
%d bloggers like this: