Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri dhe të dendura dhe kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale dhe kryesisht përgjatë relieveve malore dhe zonën e veriperëndimit. Mjegull / mjegullinë nga reshjet e shiut.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek. Në bregdet e lugina era fiton shpejtësi deri në 6-9 m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 deri në 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 4/14 | Diell re pak shi |
Kukës | 4/12 | Diell re pak shi |
Lezhë | 7/15 | Diell re |
Dibër | 1/12 | Diell re pak shi |
Durrës | 9/19 | Diell re |
Tiranë | 9/18 | Diell re |
Elbasan | 6/18 | Diell re |
Berat | 7/18 | Diell re |
Vlorë | 10/19 | Diell re pak shi |
Korcë | 4/11 | Diell re |
Gjirokastër | 5/14 | Diell re pak shi |
Sarandë | 10/19 | Diell re |
ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës