Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe relativisht të lagështa.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Në zonat luginore dhe disa pjesë të tjera të vendit në orët e mëngjesit mjegull e dendur ose mjegullinë dhe shikim i reduktuar.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi nga 1 deri në 8 m/s në bregdet dhe lugina. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 3/15 | Diell |
Kukës | 1/10 | Diell |
Lezhë | 7/14 | Diell |
Dibër | 0/13 | Diell |
Durrës | 7/17 | Diell |
Tiranë | 6/17 | Diell |
Elbasan | 7/16 | Diell |
Berat | 3/17 | Diell |
Vlorë | 6/16 | Diell |
Korçë | -1/10 | Diell |
Gjirokastër | 0/15 | Diell |
Sarandë | 7/17 | Diell |
ME SHUME LAJME
‘’Kur fati punon për ty’’…
Blogerët e huaj sugjerojnë Gjirokastrën në guidën turistike mes vendeve evropiane
Berisha: Rama ndikoi për të më shpallur ‘non grata’