SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti “përvëlues” që ka mbërthyer vendin tonë parashikohet të zgjasë edhe për ditët e para të javës që presim përpara. Megjithatë, në pjesën e dytë të javës Anticikloni Afrikan fillon dhe tërhiqet gradualisht, ndërsa pritet edhe rënie e lehtë dhe graduale e temperaturave.

Moti për të gjitha ditët e kësaj jave (përjashtuar ditën e Premte) parashikohet kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Dita e Premte parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare dhe të dendura.

Në relievet kodrinore – malore të vendit vranësirat nga mesdita deri pasdite do të jenë hera-herës deri të dendura. Ato do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe afatshkurtra në formën e shtrëngatave.

Por, në mënyrë të izoluar dhe periudha tepër afatshkurtra këto reshje në këto zona do të jenë edhe në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Për ditën e premte reshjet e shiut do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe të herëpashershme. Lokalisht reshjet në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Ditët më të nxehta të kësaj jave do të jenë ajo e hënë dhe pjesërisht ajo e martë më pas pritet rënie graduale e temperaturave në vlerat e mesditës. Për shkak të lagështirës relativisht të lartë ndjesia e temperaturave për trupin e njeriut do të jetë disa gradë më e lartë se sa ajo reale e matur nën hije në kafazin meteorologjik.

Duke filluar nga dita e mërkurë pritet erë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës arrijnë shpejtësi deri në 7-10m/s, shpejtësi kjo relativisht intensive.

error:
%d bloggers like this: