SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se edhe për ditën e sotme vendi do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të nxehta afrikane të qëndrueshme por relativisht të lagështa.

Moti parashikohet i kthjellët e alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Vranësirat më tepër prezente përgjatë relieveve malore në lindje.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet e larta malore në lindje-juglindje të territorit reshje shiu të izoluara në formën e shtrëngatave. Hera-herës këto reshje në periudha tepër afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike si dhe itensitet mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4m/sek ndërsa në bregdet dhe lugina era me rrahje deri ne 7-9m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër20/38Diell re
Kukës21/37Diell re shi
Lezhë20/38Diell re
Dibër17/33Diell re shi
Durrës21/36Diell re
Tiranë24/39Diell re
Elbasan23/40Diell re
Berat21/40Diell re
Vlorë21/36Diell
Korçë14/33Diell re shi
Gjirokastër13/40Diell re
Sarandë19/36Diell re
error:
%d bloggers like this: