/03/05/2020// -/ATSH/ -Moti për ditën e sotme nis i kthjellët dhe me mjegull e mjegullinë në orët e mëngjesit gati në të gjithë vendin. Në mesditë përgjatë maleve dhe zonave kodrinore vranësirat grumbullore do të marrin zhvillim.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshjet e shiut do të bëhen të pranishme përgjatë zonave malore në mesditë. Reshjet parashikohen të jenë në kohë të shkutrër, por lokalisht në formë rrebeshësh shoqëruar me rrufe e breshër. Në mbrëmje shi i dobët në male.
Era do të fryjë nga juglindje e gradualisht kthen nga veriperëndimi deri 15 m/sek. Intensiteti i erës në mbrëmje vjen në rritje.
Valëzimi në dete parashikohet 4 deri 5 ballë. Deti në forcim i trazuar do të jetë prej pasdites.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 13/21 | re diell |
Kukës | 11/17 | re diell shi |
Lezhë | 11/20 | re diell |
Dibër | 9/17 | re diell shi |
Durrës | 12/21 | re diell |
Tiranë | 14/22 | re diell |
Elbasan | 12/21 | re diell shi |
Berat | 9/22 | re diell shi |
Vlorë | 15/22 | re diell |
Korçë | 8/18 | re diell shi |
Gjirokastër | 8/22 | re diell shi |
Sarandë | 11/22 | re diell |
ME SHUME LAJME
Jug. “Qyteti im Evropian”, ekspozitë e 40 autorëve nxënës.
Pezullohen 38 leje drejtimi, arrestohen 6 drejtues mjetesh
Sarandë. Gjergj Merkuri, kandidat i pavarur kallëzon penalisht kreun e PS Eleron Gjoni