Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e dielë pritet një përkeqësim i mëtejshëm i kushteve atmosferike për vendin tonë. Moti parashikohet fillimisht i vranët si dhe intervale të shkurtra me kthjellime në pasdite.
Gjatë ditës, reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar. Në jugperëndim dhe veriperëndim reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Borë në majat e maleve.
Mjegull/mjegullinë nga reshjet e shiut.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug me shpejtësi mesatare 3-8m/sek. Në bregdet e lugina era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive deri në 10-15m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 deri në 5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 7/12 | Re shi |
Kukës | 7/9 | Re shi |
Lezhë | 9/13 | Re shi |
Dibër | 5/7 | Re shi |
Durrës | 11/17 | Re shi |
Tiranë | 11/17 | Re shi |
Elbasan | 10/15 | Re shi |
Berat | 9/15 | Re shi |
Vlorë | 12/16 | Re shi/rrebesh |
Korcë | 4/10 | Re shi |
Gjirokastër | 4/12 | Re shi |
Sarandë | 13/17 | Re shi/rrebesh |
ME SHUME LAJME
Sarandë.Fotovëzhgim: Te Bazilika dhe Sinagoga, hiqen ‘hartat memece’
FOKUS – 6 234 viktima në Turqi dhe 2 470 në Siri pas tërmetit të 6 shkurtit
Parashikimi i motit, e mërkurë, 8 shkurt 2023