Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se edhe për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në pjesën e parë të ditës. Më pas në bregdet dhe në zonat qendrore do të dominojë kthjellimi. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave në veriperëndim dhe përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Në pasdite mbeten prezente reshje shiu të izoluara në zonat malore. Në relievet e larta malore në veri dhe verilindje në lartësitë kryesisht mbi 1500 metër reshje dëbore. Mjegull / mjegullinë lokale për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperendim 1-8m/sek. Në bregdetin jugor me shpejtësi mesatare 10-12m/sek. Valëzimi në dete i forcës nga 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 7/13 | Re shi diell |
Kukës | 3/12 | Re shi/bore |
Lezhë | 8/14 | Re shi diell |
Dibër | 5/9 | Re shi/bore |
Durrës | 8/16 | Re shi diell |
Tiranë | 9/15 | Re shi diell |
Elbasan | 7/15 | Re shi diell |
Berat | 6/17 | Re shi diell |
Vlorë | 8/18 | Re shi diell |
Korçë | 2/8 | Re diell |
Gjirokastër | 3/16 | Re diell |
Sarandë | 9/16 | Re diell |
ME SHUME LAJME
‘’Kur fati punon për ty’’…
Blogerët e huaj sugjerojnë Gjirokastrën në guidën turistike mes vendeve evropiane
Berisha: Rama ndikoi për të më shpallur ‘non grata’