Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa dhe origjinë jugperëndimore.
Në këtë mënyrë moti parashikohet i vranët me intervale te pakta kthjellimi.
Reshje shiu të herëpasherëshme me intesnsitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e veriut dhe pjesërisht në zonën e qendrës reshjet hera – herës me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në lartësitë mbi 800-900 në verilindje dhe juglindje reshje bore me intensitet të ulët .Mjegull /mjegullinë lokale për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim- perëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era fiton shpejtesi ne mesdite deri në 12-15m/sek. duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 9/13 | Re shi |
Kukës | 4/8 | Re shi/bore |
Lezhë | 9/13 | Re shi |
Dibër | 4/7 | Re shi/bore |
Durrës | 9/16 | Re shi |
Tiranë | 9/14 | Re shi |
Elbasan | 4/13 | Re shi |
Berat | 8/14 | Re shi |
Vlorë | 10/16 | Re shi |
Korçë | 3/7 | Re shi/bore |
Gjirokastër | 10/14 | Re shi |
Sarandë | 11/14 | Re shi |
ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës