Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-3m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 4-6m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 4/14 | Diell |
Kukës | -1/9 | Diell |
Lezhë | 2/16 | Diell |
Dibër | -2/9 | Diell |
Durrës | 3/16 | Diell |
Tiranë | 4/16 | Diell |
Elbasan | 2/17 | Diell |
Berat | 2/17 | Diell |
Vlorë | 4/17 | Diell |
Korçë | 0/5 | Diell |
Gjirokastër | 0/13 | Diell |
Sarandë | 8/17 | Diell |
ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës