Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje te vendit dhe në pjesen bregdetare.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 4/12 | Diell |
Kukës | 3/8 | Diell |
Lezhë | 4/12 | Diell |
Dibër | 2/9 | Diell |
Durrës | 8/17 | Diell |
Tiranë | 7/16 | Diell |
Elbasan | 6/15 | Diell |
Berat | 4/16 | Diell |
Vlorë | 8/16 | Diell |
Korçë | 0/11 | Diell |
Gjirokastër | 2/13 | Diell |
Sarandë | 11/16 | Diell |
ME SHUME LAJME
Sarandë.Fotovëzhgim: Te Bazilika dhe Sinagoga, hiqen ‘hartat memece’
FOKUS – 6 234 viktima në Turqi dhe 2 470 në Siri pas tërmetit të 6 shkurtit
Parashikimi i motit, e mërkurë, 8 shkurt 2023