Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë do të vijojë edhe për ditën e nesërme të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore të ngrohta.
Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare të cilat do të jenë prezentë kryesisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht në relievet malore ne veri dhe lindje të vendit. Vranësira të larta dhe transparente.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 13/24 | Re diell |
Kukës | 10/24 | Re diell |
Lezhë | 12/25 | Re diell |
Dibër | 9/24 | Re diell |
Durrës | 14/26 | Re diell |
Tiranë | 15/27 | Diell |
Elbasan | 13/26 | Diell |
Berat | 12/27 | Diell |
Vlorë | 13/26 | Diell |
Korçë | 9/25 | Re diell |
Gjirokastër | 8/26 | Diell |
Sarandë | 15/24 | Re diell |
ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës