SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte moti relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell (kthjellime). Vranësirat do të shoqërohet me reshje shiu me intensitet të ulët në orët e para të ditës në pjesën veriore dhe veriperëndimore të vendit dhe në pasdite reshjet e shiut do të prekin edhe pjesën jugore. Lokalisht do të ketë edhe shtrëngata shiu. Në relievet malore veriore në lartësitë mbi 1000 metër reshje dëbore në formën e flokëve të borës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 1 – 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtesi që arrinë 8-12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër7/18Re shi / diell
Kukës6/16Diell re
Lezhë8/19Re shi / diell
Dibër2/18Diell re
Durrës7/21Diell re
Tiranë9/21Diell re
Elbasan5/22Re shi / diell
Berat6/22Re shi / diell
Vlorë8/23Re shi / diell
Korçë           3/15Re shi / diell
Gjirokastër5/22Re shi / diell
Sarandë8/22Re shi / diell
error:
%d bloggers like this: