SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqendrueshme atmosferike falë masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar në zonën e qendrës dhe jug me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Duke filluar nga orët e mesditës moti parashikohet me vranësira mesatare deri dhe të dendura por edhe intervale të herëpashershme kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme intensitet të ulët ndërsa në zonën e qendrës dhe jug deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër17/21Re shi/diell
Kukës15/18Re shi/diell
Lezhë18/22Re shi/diell
Dibër13/17Re shi/diell
Durrës16/25Re shi/diell
Tiranë18/25Re shi/diell
Elbasan14/24Re shi/diell
Berat16/25Re shi/diell
Vlorë16/26Re shi/diell
Korçë12/19Re shi/diell
Gjirokastër16/23Re shi/diell
Sarandë15/25Re shi/diell
error:
%d bloggers like this: