Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të ftohta me origjinë veriperëndimore.
Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në veri të vendit. Në zonat luginore në orët e mëngjesit mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare nga 1 – 10m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era intensive me shpejtësi deri në 8-12 m/s. Valëzimi në dete i forcës 2- 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 2/15 | Re diell |
Kukës | -2/13 | Re diell |
Lezhë | 6/15 | Re diell |
Dibër | -3/11 | Re diell |
Durrës | 5/16 | Re diell |
Tiranë | 4/17 | Re diell |
Elbasan | 5/17 | Re diell |
Berat | -1/18 | Re diell |
Vlorë | 3/18 | Re diell |
Korçë | -3/11 | Re diell |
Gjirokastër | -2/14 | Re diell |
Sarandë | 5/18 | Re diell |
ME SHUME LAJME
PS.Mbledhja e kryesisë përcakton kandidatët për kryebashkiakë. Emrat për Qarkun Vlorë dhe Gjirokastës.
Pranga 54-vjeçarit në Kakavijë. Mijëra euro të padeklaruara në çantë
Ermal Dredha, diplomati që do të kandidojë për kryetar bashkie nga PS në Vlorë