SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se edhe për ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën  ndikimin e masave ajrore të nxehta afrikane e relativisht të lagështa.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare. Hera-herës vranësirat deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet malore të vendit.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje të territorit reshje shiu të herëpashershme në formë shtrëngatash. Në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike dhe intensitet deri mesatar. Masa ajrore të nxehta.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek ndërsa në bregdet dhe lugina era me rrahje deri ne 8-12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër23/36Diell re
Kukës19/32Diell re shi
Lezhë23/35Diell
Dibër18/30Diell re shi
Durrës24/33Diell
Tiranë26/36Diell re
Elbasan21/37Diell re shi
Berat22/37Diell re
Vlorë24/33Diell re
Korçë18/28Diell re shi
Gjirokastër19/35Diell re
Sarandë22/32Diell re
error:
%d bloggers like this: