SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e mërkurë do të vijojnë të jenë në qarkullim masat ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa. Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira në zhvillim të cilat do të bëhen më tepër prezente nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të përfshijnë kryesisht jugun, një pjesë të qendrës dhe të gjitha zonat malore në lindje. Përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri lokale.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim 1-8 m/s e përkohësisht në bregdet e gjatë shtrëngatave deri në 12 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 deri në 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:      

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër17/29re shi diell
Kukës14/26re shi diell
Lezhë16/30re shi diell
Dibër12/25re shi diell
Durrës16/30re shi diell
Tiranë18/33re shi diell
Elbasan16/32re shi diell
Berat15/27re shi diell
Vlorë16/28re shi diell
Korçë12/24re shi diell
Gjirokastër12/25re shi diell
Sarandë16/26re shi diell
%d bloggers like this: