Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i vranët.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar në formë shtrëngatash dhe të lartë në formën e rrebesheve të rrëmbyer shoqëruar me shkarkesa elektrike. Këto të fundit të përqendruara në veri-veriperëndim dhe jug-jugperëndim.
Në orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut në të gjithë vendin bëhen më intensive në formën e stuhive. Mjegull/mjegullinë nga reshjet e shiut.
Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-9m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi dhe bëhet intensive deri në 15-20m/sek. duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 5-7 ballë. Erë intensive dhe problematike.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 13/20 | Re shi/rrufe |
Kukës | 8/20 | Re shi |
Lezhë | 15/21 | Re shi/rrufe |
Dibër | 10/19 | Re shi |
Durrës | 13/22 | Re shi/rrufe |
Tiranë | 13/23 | Re shi |
Elbasan | 12/22 | Re shi |
Berat | 11/22 | Re shi/rrufe |
Vlorë | 15/23 | Re shi/rrufe |
Korçë | 6/18 | Re shi |
Gjirokastër | 11/20 | Re shi/rrufe |
Sarandë | 15/22 | Re shi/rrufe |
ME SHUME LAJME
‘’Kur fati punon për ty’’…
Blogerët e huaj sugjerojnë Gjirokastrën në guidën turistike mes vendeve evropiane
Berisha: Rama ndikoi për të më shpallur ‘non grata’