Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash në bregdet dhe në pjesën jugore. Në relievet e larta malore mbi 1200-1500 m reshje bore. Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit kryesisht në zonat luginore. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim me shpejtësi nga 1 – 4m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era deri në 5-8m/sek. Valëzimi në dete i forcës nga 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 4/14 | Diell re shi |
Kukës | 0/10 | Diell re shi |
Lezhë | 5/14 | Diell re shi |
Dibër | -5/9 | Diell re |
Durrës | 6/16 | Diell re shi |
Tiranë | 4/16 | Diell re |
Elbasan | 3/15 | Diell re |
Berat | 2/15 | Diell re |
Vlorë | 5/15 | Diell re shi |
Korçë | -3/8 | Diell re |
Gjirokastër | -1/10 | Diell re shi |
Sarandë | 7/15 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
‘’Kur fati punon për ty’’…
Blogerët e huaj sugjerojnë Gjirokastrën në guidën turistike mes vendeve evropiane
Berisha: Rama ndikoi për të më shpallur ‘non grata’