SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ditën e shtunë moti do të jetë i paqëndrueshëm. Vranësirat parashikohen mesatare dhe të dendura. Që prej orëve të para pas mesnatës parashikohen reshje e shtrëngata shiu në veriperëndim e jug.

Gjatë ditës reshjet do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët. Në veri, jug e bregdet do të vijojnë reshjet e shiut e shtrëngatat e shkurtra me intensitet mesatar e në formë të lokalizuar rrebeshe shiu me rrufe në këto zona.

Era do të fryjë me drejtim  jugperëndim-juglindje me shpejtësi 3-7m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe në momente me shtrëngata era me shpejtësi deri në 10-13m/s. Valëzim në dete i forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °C
Shkodër14/22re shi rrufe
Kukës14/19re shi
Lezhë16/22re shi rrufe
Dibër11/19re shi
Durrës14/23re shi
Tiranë16/23re shi
Elbasan15/23re shi
Berat11/23re shi
Vlorë16/22re shi rrufe
Korcë9/18re shi
Gjirokastër11/24re shi
Sarandë14/22re shi
%d bloggers like this: