Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe relativisht të lagështa.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në pjesën e parë të ditës. Në zonat luginore dhe disa pjesë të tjera të vendit në orët e mëngjesit mjegull e dendur ose mjegullinë dhe shikim i reduktuar.
Era do të fryjë me drejtim juglindje–veriperëndim me shpejtësi nga 1 deri në 7m/s në bregdet dhe lugina. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 3/16 | Diell |
Kukës | 1/14 | Diell pak re |
Lezhë | 4/15 | Diell |
Dibër | 0/12 | Diell pak re |
Durrës | 6/18 | Diell |
Tiranë | 5/18 | Diell |
Elbasan | 3/18 | Diell |
Berat | 2/18 | Diell |
Vlorë | 6/19 | Diell |
Korçë | -0/12 | Diell pak re |
Gjirokastër | -1/16 | Diell |
Sarandë | 6/18 | Diell |
ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës