Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se përveç bonusit së Pakos së Madhe që ka nisur të shpërndahet, pensionistët do të marrin një tjetër bonus të programuar nga taksa e jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë.
“Të gjithë pensionistët po marrin këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur. Me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programojmë një tjetër bonus për pensionistët, që barra e inflacioni i luftës për ta të vazhdojë të jetë sa më pak e ndjeshme”, informoi Rama.
Kryeministri ndau në rrjetet sociale videon e dëshmisë së një pensionisti, i cili veç indeksimit të pensionit dhe bonusit të fundvitit, ka tërhequr tashmë edhe bonusin e Pakos së Madhe.
65-vjeçari me profesion ushtarak tha se, ka dalë në pension 2 muaj më parë, ndërsa për shumë vite ka shërbyer si pilot në Forcat Ajrore.
“Si ushtarak e kam ndjekur me vëmendje situatën ndërkombëtare, veçanërisht luftën në Ukrainë. Kjo luftë ka sjellë dëme pothuajse në gjithë botën, kështu edhe te ne. Çdo qeveri merr masat e saj. Edhe qeveria jonë mori masa për të ndihmuar shtresat në nevojë dhe në përgjithësi të gjithë popullsinë”, tha ai.
“Unë isha me fat sepse arrita edhe indeksimin e pensioneve, dhe bonusin e Vitit të Ri dhe në muajin janar tërhoqa në postë vlerën e Pakos së Madhe bashkë me pensionin mujor. Këto ishin një nga masat më domethënëse të qeverisë për të zbutur sadopak efektin e krizës financiare që ka përfshirë gjithë botën”, tha ai.///
ME SHUME LAJME
‘’Kur fati punon për ty’’…
Blogerët e huaj sugjerojnë Gjirokastrën në guidën turistike mes vendeve evropiane
Berisha: Rama ndikoi për të më shpallur ‘non grata’