SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kandidati në primaret e PD për bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti u tërhoq nga gara pasi doli i dyti në zgjedhjet e djeshme që e çuan rezultatin në balotazh.

Në një deklaratë pas shpalljes së rezultatit të Primareve së bashku me kandidatin fitues Belind Këlliçi, Alimehmeti pranoi rezultatin dhe u shpreh se tashmë do të punojë për fitoren e Këlliçit në zgjedhjet e ardhshme.

“Dje anëtarësia foli në favor të kandidatit pranë meje, Belind Këlliçit, djalë i shkëlqyer, nga ana politike ju e njihni mjaft mirë. Iu kam dalë zot që sido të shkonte do isha në krah të kandidatit apo kandidates, në këtë rast kandidatit që do gëzonte votën e shumicës dhe anëtarësisë. Kjo është shenja e parë e qytetarisë. Të njohësh votën, ta kuptosh atë, ta lexosh atë si duhet dhe të shprehesh prej saj”, tha Alimehmeti, i cili shtoi se, “do të vazhdoj të punoj me ju përkundrejt fitores të datës 14 maj të vitit 2023”.

Ndërsa Belind Këlliçi u shpreh se, kushdo që ka patur pritshmëri për primaret e organizuara në PD, kam përshtypjen që edhe më optimistët sot janë befasuar, nga ky standard që vendoset për herë të parë në politikën shqiptare.

“Sot ne jemi dy kandidatët më të votuar, që jemi shpallur në një garë në balotazh, jemi sërish me njëri-tjetrin. Jam i bindur që ky është një ogur i mirë për klasën politike shqiptare dhe për modernizmin e mëtejshëm të partive politike shqiptare”, tha Këlliçi.///

error:
%d bloggers like this: