SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

PD, Bylykbashi dorëzon propozimin për Reformën Territoriale me 97 bashki

 Nën/kryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dorëzoi sot në Kryesinë e Kuvendit, projektligjin për Reformën Territoriale.

Në një prononcim për mediet pas dorëzimit të projektligjit, Bykykbashi tha se, “është një ndryshim i cili është bazuar në konsultime të gjera me faktorët lokalë, me komunitetet vendore, me ekspertët më të mirë. Një punë e cila ka nisur herët nga PD, jemi përpjekur që të marrim qëndrimet më të mira, të respektojmë interesat e të gjithë komuniteteve në mënyrë që demokracia lokale të jetë sa më pranë këtyre komuniteteve. Të zgjedhurit të jenë pranë zgjedhësve, pushteti vendor të jetë efikas, të ketë mundësi që të shfrytëzojë maksimumin e burimeve të tij në favor të komuniteteve dhe jo të centralizohet pushteti siç ka ndodhur me ndarjen e vitit 2014”.

“Propozimi ynë është që zgjedhjet e ardhshme të bëhen mbi bazën e kësaj ndarjeje, me 97 bashki. Kemi marrë gjithë kohën e nevojshme që të rakordojmë maksimizimin e qëndrimeve, të marrim të gjitha kontributet. Më herët ka dhe një propozim tjetër nga i cili jemi të kënaqur që ka ardhur në të njëjtat linja siç e nisëm ne procesin që ndarja e bashkive të ishte rreth 90 bashki, pra edhe propozimi tjetër me 94 që është bërë nga deputetët e tjerë demokratë, bazohet në të njëjtat kriteret dhe primet që e kemi bërë ne”, tha Bylykbashi.

“Hapësira për të rakorduar në proces legjislativ është e plotë, por besoj që ky numër bashkish, prej 97 bashkish që ne propozojmë sot, është ai që i jep hapësirën më të madhe, mundësitë më të mëdha komuniteteve lokale. Nuk ka rëndësi çfarë mendon qeveria, çfarë mendon kryeministri, rëndësi ka çfarë duan njerëzit. Dhe nëpërmjet kësaj ne bëjmë të mundur një zhvillim harmonik”, theksoi Bylykbashi.///

error:
%d bloggers like this: