SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi paraqiti sot në Kuvend mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama pas akuzave që janë ngritur në SHBA për ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.

Në fjalën e tij, Boçi tha se “kemi kërkuar që nëpërmjet këtij mocioni Rama të përgjigjet për akuzat publike dhe juridike të ngritura ndaj tij në SHBA. Ndërsa për akuzat politike të ngritura në Shqipëri, Kryeministri Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen, sepse ky kryeministër e shndërroi Kryeministrinë në një mejhane korruptive ku mbante pasurinë e qytetarëve për benefitet e tij personale dhe politike”.

Sipas tij, Rama i bën këto, për një gjë të pamenduar për të goditur dhe eleminuar opozitën dhe sistemin politik në Shqipëri.

“Ky i sotmi nuk është një gjyq politik, ky është vetëm fillimi i një fundi politik dramatik i një kryeministri i cili në vazhdën e çmendurisë projektoi dhe veproi për eleminimin e sistemit politik në Shqipëri dhe cënimin dhe rrëzimin e reputacionit absolut të institucioneve të sigurisë amerikane”, nënvizoi Boçi.

“Rama është kështu kryeministri i parë i shtetit shqiptar që akuzohet zyrtarisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Falë drejtësisë amerikane dhe mediat amerikanë është bërë e qartë se Qeveria e Shqipërisë ka korruptuar një zyrtar amerikan me qëllimin kryesor për të goditur dhe zhdukur opozitën. Emri i Ramës përmendet 14 herë dhe tashmë janë të provuar katërcipërisht”, tha Boçi.

Ai shtoi më tej se: “drejtësia e ka shpallur nën hetim qeverinë shqiptare dhe kryeministrin e saj. Këtë e dëshmon vendimi i Grand Jurisë. Opozita shqiptare e vendosur të hedhë dritë mbi këtë çështje si partnere e drejtësisë dhe ligjit. Rama sot është alarmi i kuq i SHBA dhe çdo përgjigje e tij sot do të përdoret si provë kundër tij. Ai duhet të japë përgjigje edhe pyetjeve; A jeni i vetëdijshëm për krimin kushtetues ndaj Shqipërisë? A jeni i vetëdijshëm për krimin me pasoja ekonomike dhe shkatërrimin e besimit institucional brenda e jashtë vendit?. Dorëheqja duket se është imperativë, hetimi duket i pashmangshëm. Prandaj zoti kryeministër bën mirë të ikësh”.///

error:
%d bloggers like this: