SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nga Alba Malltezi///

Pra të gjitha kritikat e të vërtetat që kemi shkruar, ne, kundërshtarët “e egër” të PD-së, për djegien e mandateve, protestat e dhunshme, veprimet anti-institucionale, anti-perëndimore e anti-SHBA në këto vite paskan qenë të vërteta. E në vend që pjesa e shëndoshë e partisë më të madhe të opozitës të dëgjonte e të korrigjohej nga kush mendon ndryshe e jo nga masat e servilëve që përherë pozicionohen rreth liderëve, jo vetëm që nuk e bëri në kohën dhe në vendin e duhur, por na përjashtoi e na bojkotoi duke na sulmuar në konferenca për shtyp e në panele televizive, në rrjete sociale duke impenjuar militantë të verbuar.

Sot, në dritë të diellit po shohim se ajo urrejtje që na binte neve në kurriz, ato hile që fabrikoheshin kundër kujtdo që mendonte ndryshe apo përpiqej të thonte të vërtetën dhe të përdorte logjikën, një vorbull që nuk dihet se sa do të zgjasë e ku do të përfundojë, ka përfshirë majën e majës së PD-së. Edhe sot e kësaj dite, problemi më i madh me këtë parti është se dikush i ka vjedhur dashurinë për ligjin, të vërtetën, logjikën dhe më shumë se cdo gjë tjetër, vetë pasionin dhe dashurinë për të bërë gjërat mirë. Eshtë kjo e fundit e vetmja forcë rigjeneruese dhe shpëtuese. Edhe për një parti! Urojmë ta evokojnë e të shpëtojnë.

Ndërsa një tjetër sëmundje po prek sic “xylella fastidiosa”ka prekur ullinjtë e bukur të Salentos në Itali, eksponentë të Partisë Socialiste. Vetëkënaqësia e disa drejtuesve, ministrave e deputetëve të PS, në fjalimet në Kuvend, përshkrimi i jetës së lumtur dhe arritjeve në Shqipëri, na prezantonte si të ishim në vendin më të pasur e më të begatë të Europës, e jo në të kundërtën. Kryeministri Edi Rama dukej më i pakënaquri me c’ka bërë e c’dëshiron të arrijë, të tjerë rreth tij, me një eufori të pajustifikuar, prezantuan një Shqipëri që nuk është bërë ende. Ndoshta disa prej tyre, që zbresin serbes nga pallatet më luksoze e të shtrenjta të Tiranës, me siguri të blera me kredi të mëdha apo me trashëgimi të prindërve, me një standrad jete disafish përtej të ardhurave si shërbëtorë të shtetit, jetojnë në një Shqipëri që nuk është ajo e vërteta.

Eshtë e rrezikshme “Xylella fastidiosa”. Askush nuk e vrau mendjen në fillim, madje shumë thanë se ishte një konspiracion, një sajim, ndërsa sot ajo flutur e vogë, gati e papërfillshme dhe e padukshme hodhi përdhe ullinj shekullorë të vendit fqin.///

%d bloggers like this: