SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

PD, Duma dorëzon mandatin e deputetes: S’do ia harroj politikës së llumit

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma dorëzoi në Kuvend kërkesën për dorëzimin e mandatit të deputetes. Lajmin e dha vetë deputetja Duma në një konferencë për mediet.

“Pas një reflektimi të gjatë, reflektim i cili vjen pas një përpjekjeje edhe më të gjatë për të bërë të duhurën për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është në fakt vendimi i duhur”, tha ajo.

“Mendoj se në politikë fatet individuale vlejnë të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve që përfaqësojmë. Kurrë e kundërta, megjithëse është bërë. Fati i njerëzve që përfaqësoj është misioni që zgjodha. Më e thjeshta do të ishte që të kisha qëndruar. Mund të qëndroja thjesht për të mbijetuar, mund të bëja sikur nuk e shoh luftën e jashtme, por shumë vite në politikën e vijës së parë, nuk i jam larguar përgjegjësisë dhe as betejës, madje kam qenë e para”, tha ajo.

Duma shtoi se “ka një gjë që nuk do ia fal kurrë politikës së llumit, që ndoshta do jetë pengu i ditës së fundit të jetës”. “Ky peng është fakti se më goditën mua nën brez, pa ndërprerë, dhe më shumë tim bir. Nuk ia kam falur kurrë dhe nuk do ia harroj këtë politikës së llumit”, tha Duma.

Gjithashtu, Duma tha se “në situatën më të vështirë, kam bërë sa kam mundur që PD të kishte krah saj aleatin strategjik SHBA-në, të cilin vijoj të mendoj se duhet ta ketë përkrah. Sot para zgjedhjeve lokale, maksimizimi i forcës së PD-së nuk ka ndodhur. Maksimizimi vjen me bashkimin dhe jo me copëzimin”.///

error:
%d bloggers like this: