SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

PD. Garo: Ka përpjekje për të mbuluar sulmin ndaj Berishës

Partia Demokratike deklaroi sot se sulmi ndaj kryetarit të PD-së Sali Berisha ishte për motive politike dhe se ka përpjekje për të mbuluar aktin.

Në një deklaratë për mediet, zëdhënësja e PD-së Floriana Garo tha se me urdhër të Ramës, Ardi Veliu ka manipuluar duke mos publikuar asnjë dokument për informatorin e policisë kriminale Gerti Shehu, që goditi Berishën.

“Pas sulmit brutal fizik me motive politike kundër kryetarit të Partisë Demokratike prof. dr. Sali Berisha nga informatori i policisë kriminale, Gerti Shehu, porositësit dhe organizatorët e këtij akti kriminal, Edi Rama dhe ministri i tij i familjes Bledi Çuçi, kanë vënë në lëvizje të gjithë makinerinë e mashtrimeve për të mbuluar aktin. Për këtë qëllim ata po bëjnë gjithçka për të mbrojtur kriminelin Gerti Shehu, informator i policisë kriminale, dhe për ta çliruar atë nga barra e krimit të porositur duke e paraqitur si të sëmurë psiqik, dhe aktin e tij kriminal si veprën e një të sëmuri psiqik”, tha Garo.

Sipas Garos, dokumenti nuk ka asnjë vlerë ligjore, pasi nuk ka, siç e kërkon ligji, asnjë firmë apo vulë të institucioneve publike të autorizuara për dokumente të kësaj rëndësie.

Sipas Garos tha se “përveç kësaj, përpjekjen për të maskuar dhe fshehur ideatorët dhe organizatorët e krimit të Gerti Shehut me probleme psiqike, e përgënjeshtron dhe hedh poshtë totalisht marrja pak muaj më parë e patentës, dokument që nuk u lëshohet në asnjë rast personave me probleme psiqike, dhe ndodh vetëm pas paraqitjes së ekspertizës së psikiatrit”.///

error:
%d bloggers like this: