SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

PD.Garo: Kalimi i prodhimit të pasaportave në varësi të administratës, alarm i kuq për Shqipërinë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo deklaroi sot se, “shtetëzimi nga Edi Rama dhe Bledi Çuçi i prodhimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit, është hapi i radhës në shndërrimin e kapitalizmit të ri shqiptar në një korporatë shtetërore komuniste”.

Në një deklaratë për mediet, Garo tha se, “kompania franceze Aleat, që prodhon prej 16 vjetësh pasaportat dhe letërnjoftime për shqiptarët, është kooperacioni i “qeverisë Berisha” që bëri të mundur legalizimin e vizave për shqiptarët. Sipas informacioneve tona francezët, bazuar edhe në kreditet e mira, kanë ngulmuar për ripërtëritjen e kontratës, por siç e dini, Rama preferon oligarkët dhe patronazhistët, me të cilët ka se çfarë të ndajë”.

“Kalimi i këtij shërbimi në varësi të administratës së Ramës, pikërisht në kohën kur ajo ka pikët më të ulëta në publik, pas skandaleve të njëpasnjëshme dhe sidomos pas dështimit spektakolar me e-Albanian dhe gjithë strukturën e sigurisë kibernetike, është një alarm i kuq për Shqipërinë dhe Europën”, tha Garo.

Sipas saj, “nuk është rastësi që flitet për pasaporta të arta, për amnisti fiskale, që ka ndërhyrje në sistemin TIMS, të cilat u faturohen iranianëve, që të dhënat e shqiptarëve qarkullojnë si të ishin numra lotarie në gazetën e fundjavës”.

Garo shtoi se, “me praninë e Aleat-it duket sikur Rama dhe Çuçi bezdisen nga i vetmi element i infrastrukturës së sigurisë që nuk u kap dot nga hakerimi. Iranianët mundën të hyjnë në të gjitha sistemet e qeverisë, çelësat e të cilave i ka Rama-Çuçi, por jo tek Aleat-i”.

“Duke përzënë të vetmen kompani që ka standard dhe ruan standardet, Edi Rama dëshmon profilin e qeverisjes së tij që udhëhiqet vetëm nga vjedhja dhe përfitimi. Me këtë akt të papërgjegjshëm për pasurimin e tij dhe klanit të tij, Edi Rama kërcënon në mënyre thelbësore rikthimin e vizave për shqiptaret”, përfundoi Garo.///

error:
%d bloggers like this: