SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Partia Demokratike hapi sot garën e primareve për kandidatët e zgjedhjeve lokale të vitit 2023.Kryetari i PD, Sali Berisha në mbledhjen e kryesisë u shpreh se, në këtë garë mirëpriten të gjitha kandidaturat, teksa shtoi se kjo e bën PD forcën politike më demokratike dhe më të hapur.“Jemi mbledhur për miratimin e modalitetit që ka të bëjë me pjesëmarrjen e simpatizantëve në zgjedhjet vendore 2023 dhe hapjen e garës primare për pushtetin vendor në të gjitha degët e Partisë Demokratike”, tha Berisha.

“Mbledhja është e një rëndësie të veçantë. Ne vazhdojmë me përpjekjen tonë për një transformim të jetës së Partisë Demokratike në një forcë politike më demokratike, më të hapur, që vendimmarrjen kryesore ia beson kryesisë dhe simpatizantëve të saj të cilët kanë investim të madh në këtë parti”, u shpreh Berisha.

“Do të jenë ata që do përcaktojnë qytetarët e parë dhe këshilltarët e tyre parlamentarë dhe lokalë. Mendoj se kjo risi është një kontribut thelbësor i opozitës shqiptare në demokracinë e këtij vendi. Veçanërisht zbatimi i kësaj praktike merr një rëndësi të veçantë po të kemi parasysh qëndrimin anti demokratik që mbahet edhe është mbajtur vitet e fundit ndaj votës së qytetarëve e cila faktikisht është pothuajse e përjashtuar tërësisht”, theksoi Berisha.Berisha nënvizoi se, “primaret për zgjedhjet lokale janë një sukses për demokracinë në Shqipëri”.

“Zbatimi i primareve nëpërmjet votës së lirë merr një rëndësi të veçantë po të kemi parasysh qëndrimin antidemokratik që mbahet dhe që është mbajtur vitet e fundit ndaj votës së qytetarëve e ndaj votës në tersi e cila de facto është përjashtuar plotësisht”, tha Berisha.

“Edhe në diktaturë votohej çdo katër vjet, por votën e merrnin në dorë patronazhistët. Beteja për votën është një betejë për të vendosur në themel të shtetit ligjor vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë. Në këtë kontekst udhëzuesi ka edhe datat e veprimeve konkrete”, u shpreh Berisha.

Berisha shtoi se, “janë zhvilluar takime intensive me aleatët dhe kanë propozime te drejta dhe të arsyeshme dhe theksoj që këtu mirëpriten të gjitha sugjerimet e tyre, mirëpriten kandidaturat e tyre dhe nga shoqëria civile dhe bota akademike e vendit”.

“Ne hapim një garë të paparë ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Ndaj do të bëjmë gjithçka për suksesin e kësaj gare. Kjo është një sukses për demokracinë në Shqipëri. Ekzistojnë të gjithë kushtet për një proces dinjitoz dhe transparent”, tha Berisha.

Berisha theksoi se, “protestat e fuqishme janë domosdoshmëri absolute ndaj një qeverie që nuk njeh ligj, normë, standard dhe vjedh nga mëngjesi në darkë qytetarët”.

“Ne jemi sot në një situatë kritike, situatë e cila kërkon një angazhim të fuqishëm, në procesin e primareve, por kërkon një përpjekje po kaq të fuqishme për t’iu përgjigjur thirrjeve të qindra-mijëra zemrave dhe mendjeve të revoltuara të qytetarëve shqiptarë për organizmin e protestave të fuqishme në mbarë vendin”, tha ai.

“Unë kuptoj e mirëkuptoj të gjithë ata qytetarë që nuk kanë mirëpritur shtyrjen e protestave, që mezi presin të fillojnë protesta, që shohin protestën si një domosdoshmëri absolute ndaj një qeverie që nuk njeh ligj, normë, standard, ndaj një qeverie e cila me aktet e veprimet e saj vjedh nga mëngjesi në darkë qytetarët, mashtron, shkelmon mbi të drejtat e tyre dhe de facto shkelmon mbi interesin kombëtar të shqiptarëve. Nuk mund të vazhdohet më tutje, një njeri që mashtron në çdo gjë, që kërcënon me arrogancë çdo kërkesë të drejtë”, u shpreh Berisha.

“Ju jeni dëshmitarë për qëndrimin që ai mban ndaj grevës së sindikatave të universiteteve. Një injorant që mburret se s’ka master, as doktoratë ndërpreu me vendim qeverie doktorimin për 8 vite, doktorimin në universitetet e vendit, duke harruar se është jetik për veprimtarinë e kërkimit shkencor”, tha Berisha.

“Kalon nga takimi në takim rreh gjoksin se “unë s’kam as master, as doktoratë”, po s’ke se s’ke mend, je një fatkeqësi kombëtare me injorancën që tregon. E gjithë këtë duf ua kthen studentëve e pedagogëve. Nuk mund të dëgjosh kurrë një kryeministër të një vendi që thotë “s’ka rëndësi se s’kam studentë vendas, se do marr studentë të huaj”, ça është ky more? I ka armiq ata me 5 e 6, nuk e lëviz mesataren, o do lëvizësh mesataren, o do ikësh, njërën nga të dyja, zgjidhe mirë, jemi të gatshëm të derdhemi në rrugë e sheshe në momentin më të parë që ta shohim të domosdoshme”, theksoi Berisha.///

error:
%d bloggers like this: