Nga Teo MUZHAQI
Kandidati i i PD per kryetar Bashkie ne Sarandë, Adrian Cikuli ka stigmatizuar neglizhencen e vendimarresve bashkiake që shëtitorja e rehabilituar po e kthejne në vend parkimi.
“Bulevardi i Sarandës i paguar si të ishte prej fildishi kthehet në Parkim. Bulevardi për të cilin ne kemi paguar miliona euro nga taksat tona sot është kthyer në parkim.”-thekson kandidati demokrat.

Cikuli ben me tej nje analizë krahasuese.” Në fakt ne kemi shumë nevojë edhe për bulevard edhe për parkim, por nga bashkia Sarandë na është dhënë kjo zgjidhje që duket në foto “as bulevard e as parkim”
Por kandidati befason publikun kur informon me siguri se parkingun e nëndheshëm “do ta kemi së shpejti”:
” ME KËTO PARA MUND TË KISHIM EDHE BULEVARD EDHE PARKIM TË NËNDHESHËM TË CILIN DO TA KEMI SË SHPEJTI. “
Cikuli ndalet ne statusin e tij ne një mori akuzash per qeverimin socialist te sotën ne Sarandë:
” Tenderat me flamur të kuq; aferat korruptive; zhvillimi urbanistik pa vizion për zgjidhjen e problematikave të qytetit na kanë vëndosur para fakteve ku kemi : qytetarë që spërdorin dot bulevardin; biznese që nuk shkojnë dot para biznesit të tyre me makinë ; dhe një popull të tërë që i janë grabitur taksat në emër të nevojës për dinjitet . “
“Durim, në datë 14 maj ndryshojmë !. Kthejmë Sarandën në normalitet . Ne meritojmë qytet me dinjitet”-pohon njeriu qe ka marre përsipër të sfidojë një armatë socialste dhe strukturat saj ne nje territor ku së paku tri herë ne zgjedhet lokale, është grisur harta elektorale e majtë me qeverisjen e demokratëve/sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Ujë nga “Syri i Kaltër” në Delvinë për ta dërguar në Pulia.(Itali)
Sarandë. Zhvillohet takimi i Taskforcës për turizmin në kryesimin e Prefaktit Mamaj
Maji shton turistët në Kalanë e Gjirokastrës