TIRANË, 23 mars /ATSH /Partia Demokratike ka përshëndetur sot vendimin për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
“Akti i shpalljes së masës së jashtëzakonshme duhet plotësuar pa humbur më asnjë ditë nga Qeveria me vendimin për masat e kompensimit të dëmeve, procedurat, afatet, strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve, si dhe dëmet dhe subjektet që kompensohen”, thuhet në deklaratën e PD-së.
Po ashtu në deklaratën e PD-së thuhet se “sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, është detyrim i shtetit shqiptar të përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie”.//R-SR///
ME SHUME LAJME
Memorie: Takimi i Kadaresë me Ramiz Alinë dhe kërkesat për demokratizimin e vendit
Memori: 6 vjet pa Dritëro Agollin, mjeshtrin e penës shqipe
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin