Primaret e Partisë Demokratike, per kandidatin zyrtar per kryebashkiak i cili do te perballen me rivalin socialist, sot perfunduan ne balotazh, pas nje pjesemarrje te konsiderueshme te votuesve.
Sipas konfirmimit rezultatet e ketij votimi kane qene perkatesisht: Ardit Cikuli 582 vota, Ilir Nikolla 310, Spiro Vaso 252 dhe Armando Magllara 33 vota.
Pas mbylljes së procesit të numërimit, kandidatët për balotazh Ardit Cikuli dhe Ilir Nikolla, u prononcuan per mediat me mesazhe vleresimi per PD dhe anetaresine e saj dhe mbi te gjitha me nje fryme perbashkimi.
Ata i uruan sukses njeri-tjetrit dhe kandidateve qe moren pjese ne kete gare te rendesishme.
Java e ardhshme e balotazhin mes Cikulit dhe Nikolles, do te percakoje edhe fituesin zyrtar te PD i cili do te perballoje se bashku me forcen politike te Opozites sfiden e madhe per te rifituar Saranden si Bashki, pas tre mandateve te socialisteve qe pretendojne serish mandat./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë.Fotovëzhgim: Te Bazilika dhe Sinagoga, hiqen ‘hartat memece’
FOKUS – 6 234 viktima në Turqi dhe 2 470 në Siri pas tërmetit të 6 shkurtit
Parashikimi i motit, e mërkurë, 8 shkurt 2023